Kthim mallrash dhe ankesa
REKLAMIMI
Parfumin mund ta reklamoni ose ta ktheni brenda 7 ditëve nga data e marrjes. Parfumi duhet të kthehet në paketimin origjinal, i papërdorur.
Procedura e kthimit të parfumit është si vijon:
- Parfumin vendoseni në kuti mbrojtëse ose në zarf që të mos dëmtohet gjatë transportit.
- Parfumin dërgojeni me postë ose shërbim korrieri dhe mbuloni shpenzimet e transportit.
- Pakon adresojeni në të njëjtën adresë që ishte shkruar në pakon e parë.
Parfumi i kthyer duhet të jetë i blerë tek ne, i pa hapur dhe fizikisht i padëmtuar. Vetëm në atë rast mund të kërkoni ndërrim për një parfum tjetër ose kthim të parave (çmimi i treguar në faqe minus shpenzimet fillestare të dërgesës tek ju).
Nëse parfumi dëmtohet gjatë transportit, është e nevojshme të kontaktoni sa më shpejt shërbimin korrier (numri i telefonit gjendet në faturën që keni marrë nga korrieri), në mënyrë që të bëhet procesverbali për dëmtimin e pakos. Pa këtë procesverbal, nuk mund të pranojmë reklamimin. Bazuar në procesverbalin e shërbimit korrier, parfumi i dëmtuar do të zëvendësohet dhe do t’ju dërgohet pa asnjë kosto shtesë në kohën më të shkurtër të mundshme. Reklamime që lidhen me faktin se parfumi nuk duket ose nuk mban erë si më parë, nuk mund t’i pranojmë.
NDRRIMI I PARFUMIT
Nëse vëreni parregullsi në produkt, ndërrimi i parfumit është i mundur vetëm në rast të defekteve të fabrikës – p.sh. pompë jo funksionale, rrjedhje e lëngut, etj.
Në këtë rast, ju lutemi të na kontaktoni dhe të ktheni parfumin përmes shërbimit korrier ose postës. Produktin paketojeni në të njëjtën ambalazh në të cilin e keni marrë dhe sigurojeni me kuti mbrojtëse shtesë që të mos dëmtohet gjatë transportit.
Pakon e ktheni pa pagesë dorëzimi (pa rimbursim). Pasi të vërtetojmë që produkti i kthyer është blerë tek ne, do t’ju kontaktojmë dhe do t’ju dërgojmë produktin zëvendësues. Nëse produkti zëvendësues nuk është momentalisht në stok, koha e pritjes është nga 10 deri në 15 ditë. Në këtë rast, do t’ju njoftojmë sa më shpejt rreth dërgesës së re.